Kryesia Qendrore e partise “Alternativa”, ka autorizuar kryetarin e kësaj partie, Afrim Gashi, për të filluar negociatat me kryeministrin Zoran Zaev për t’u bërë pjesë e Qeverisë, shkruan gazeta LAJM.
“Alternativa si parti serioze që gjithmonë ka ditur të ngrihet mbi interesat e veta në favor të interesave kombëtare dhe shtetërore ka diskutuar sonte për mundësinë dhe ndihmë që mund ta japë ajo në zhbllokimin e kësaj situate. Pas shumë diskutimeve, konkluzioni i përgjithshëm i Kryesisë Qendrore të Alternativës, ishte që ne duhet t’i japim shans stabilitetit dhe vazhdimsisë që vendi mund të shpresoj për datë për negociata me BE-në”, tha mes tjerash Orhan Murtezani, zedhënës i “Alternativës. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.