Kryeprokurorja e Speciales përmend “harmonizim dënimesh” të Thaçit e Shalës

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Lartësinë e dënimit, burgimin me 13 vjet, ia përcaktoi më së shumti vrasja e paligjshme.

Por, mos dhënia e ndihmës mjekësore një viktime të maltretuar, që çoi në vdekjen e tij, u vlerësua të mos ketë qenë qëllim vetëm i Pjetër Shalës, por i tërë Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Kështu, Prokuroria e Gjykata iu referohen anëtarëve të UÇK-së, që gjykohen në Dhomat e Specializuara, raporton Klan Kosova.

Aktgjykimi i dytë që e konstaton këtë fakt, u bë shkas që Prokuroria të dorëzojë prova e fakte për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin edhe 4 muaj pas mbylljes së afatit të tyre.

Ani se avokatët nuk duan që veprimet për të cilat është dënuar Shala t’u mveshen edhe katërshes, Prokuroria e parashikon edhe verdiktin dënues për ta për veprimet e “Ujkut”, teksa përmend harmonizimin e aktgjykimeve të këtyre dy rasteve.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së, urgjentisht ka kërkuar qasje në aktgjykimin e ri të Shalës, për të dorëzuar më pas 11 pika në bazë të të cilave nuk duan që faktet e gjykuara të pranohen edhe te rasti i tyre.

Veçse Prokuroria ka një arsyetim për to.

Kjo është lufta e fundit, Prokurori – Mbrojtje, për fakte të gjykuara për krime lufte, ngaqë paraprakisht janë pranuar të tilla edhe te katërshja, nga gjykimi i Salih Mustafës dhe Shalës në shkallë të parë. /Klankosova.tv