Kryeprokurori Lubomir Jovevski do të pranonte me kënaqësi të jetë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.
Në intervistë për TV TELMA Jovevski ka thënë se çdo jurist e ka dëshirë që karrierën e tij ta përfundojë si Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka shtuar se ende nuk e dinë nëse do të propozohet nga komisioni përkatës ose nëse do të votohet nga Kuvendi.
Megjithatë shton se nëse Kuvendi mendon se Jovevski mund të ndihmoj me përvojën e tij në punën e Gjykatës Kushtetuese ai këtë sfidë do e pranojë.