Kryeprokurori Jovevski mbështet Fatime Fetain: Ka dëshmi të forta për “autorët” e rastit “Monstra”!

Prokurori publik republikan, Lubomir Jovevski, në intervistë për “Dojçe Vele, ka folur për rastin “Monstra”. Ai tha se “autorët” janë paditur në bazë të “dëshmive të fuqishme dhe të pakontestueshme”.
“Para së gjithash dua të them se është e gabuar përshtypja në opinion se aktvendimi është ndërpre vetëm për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara. Pas ankesës së palës së paditur, Gjykata Supreme konfimoi se vërtetësia e fakteve vendimtare është nën dyshim serioz dhe sugjeroi se në një procedurë të përsëritur nevojitet të bëhet rikonstruim i ngjarjes edhe në aspekt të deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur, se mbrojtjes nuk i është mundësuar qasje te vetura me çka është lënduar parimi i barabarësisë së armës, por edhe të rrethanave tjera nga situata e konfirmuar faktike“, thotë Jovevski.
Ai shtoi se “autorët” duhet të dalin para drejtësisë.
“Për hir të viktimave dhe të dëmtuarve, autorët duhet me patjetër të dalin para drejtësisë. Më e rëndësishmja është se autorët e kësaj vepre të rëndë janë akuzuar në bazë të dëshmive të forta dhe të pakontestueshme në procedurë ligjore”, tha Jovevski.