Kryeparlamentari Xhaferi i mbijetoi interpelancës

Dështoi interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

43 vota të deputetëve të opozitës nuk mjaftuan që ta shkarkonin nga detyra Xhaferin, të cilin e mbrojtën 61 deputetë të shumicës parlamentare, përcjell INA.

Interpelanca e dorëzuar nga VMRO-DPMNE bazohej në dështimin e drejtimit të Kuvendit.  Xhaferi është në këtë detyrë nga 27 prilli i 2017.