Kryeparlamentari Gashi: Vizita e Presidentit Milatović riafirmon bashkëpunimin Kosovë–Mali i Zi

Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Malit të Zi, Sh.T. Jakov Milatović, Kuvendi i Kosovës mbajti Seancën e 96-të plenare, ku Presidenti iu drejtua deputetëve me një fjalim të veçantë. Sipas kryeparlamentarit Afrim Gashi, kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Këto vizita riafirmojnë vullnetin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha Gashi, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut të vazhdueshëm.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e diskutimeve gjatë drekës së punës me Presidentin Milatović.

“Po ashtu, së bashku me deputetët, zhvilluam edhe një drekë pune në nder të Presidentit, ku në një atmosferë konstruktive diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit.”

Kjo vizitë riafirmon synimin e të dy vendeve për një bashkëpunim të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor në të ardhmen.