Kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur në takim Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin zhvilloi një bisedë të frytshme për sfidat dhe perspektivat e përbashkëta në rrugën drejt integrimit europian.
“Diskutuam për progresin e deritanishëm dhe domosdoshmërinë e thellimit të reformave, veçanërisht në fushën e administratës publike,” theksoi Gashi.
Ai shtoi se bashkë me ministrin Dukaj ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërparlamentar, duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur.
“Së bashku mund të kontribuojmë në përshpejtimin e integrimit të rajonit tonë në Bashkimin Europian,” u shpreh kryeparlamentari Gashi.