Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Zheljazko Radukov, ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë, me ç’rast i ka uruar punë të suksesshme dhe të frytshme në vendin tonë.

Siç informon shërbimi për media i Kuvendit, për sa i përket bashkëpunimit parlamentar, pritet të vazhdojë dhe dinamizohet përmes komisioneve parlamentare dhe grupeve parlamentare, por edhe në një nivel më të lartë, me vizita të ndërsjella.

“Duhet të gjejmë një formë mirëkuptimi, dialogu për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, sepse e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mundet; dhe kjo do të arrihet me vullnet pozitiv dhe me qëllime të mira. Anëtarësimi në BE do të jetë i mirë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Bullgarinë dhe të gjithë rajonin”, theksohet në kumtesë.

Vetë takimi, siç theksohet, dërgon mesazhe për thellimin e bashkëpunimit, gatishmërinë për bisedë të hapur dhe afrimin e njerëzve.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që të vendoset lidhja infrastrukturore dhe fokusimi i Korridorit 8-të, i cili është me interes strategjik”, qëndron në kumtesë.

Në fund, Kryetari Gashi uroi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme dhe paqësore në Bullgari, të cilat do të sjellin një Qeveri të qëndrueshme, e cila do të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella.