Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një vizitë studentët e Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit, duke e cilësuar takimin si frymëzues dhe me rëndësi për forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe të rinjve.
“Takime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe të rinjve, duke e bërë Kuvendin hapësirë të mendimit kritik dhe bashkëbisedimit demokratik”, ka shkruar Gashi në statusin e tij.
Ai ka theksuar se Kuvendi vazhdon të jetë i hapur dhe mbështetës ndaj të rinjve, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie aktive dhe demokratike. “Kuvendi mbetet mbështetës i energjisë studentore dhe i përkushtuar për rini intelektuale”, ka theksuar kryeparlamentari.
Sipas tij, përfshirja e studentëve dhe nxitja e dialogut me ta janë elemente kyçe për zhvillimin e mendimit kritik dhe për forcimin e kulturës demokratike në vend.






