Kryeparlamentari Gashi: I nderuar të marr pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kryeministri Hristijan Mickoski.

“I nderuar të marr pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski.
Me këtë rast, riafirmuam vlerat e përbashkëta të shoqërisë, ndërsa falënderova për pritjen dhe respektin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Mickoski në një njoftim në Facebook u shpreh se iftari i organizuar në emër të Qeverisë ka kaluar në një atmosferë të ngrohtë, duke diskutuar, ndërtuar miqësi dhe duke afirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë.

“Takime si këto na kujtojnë se dallimet janë forca jonë, dhe mbështetja reciproke është rruga drejt një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar. Uroj të gjithë besimtarët që shënojnë muajin e agjërimit, paqin shëndet dhe ditë të bekuara”, është shprehur kryeministri Mickoski.