Shkruan: Dardan Emini
Lëvizja Kombëtare në fillimet e shek. XX, përfaqësohet nga një brez i tërë atdhetarësh kryesisht intelektualë, gazetarë, botues të organeve të shtypit, mësues të shkollave turke, nënpunës të aparatit shtetërorë të Perandorisë Osmane.
Historiografia shqiptare vë në dukje një qëllim më të qartë të mendimit politik dhe të shfaqjes së ndjenjave kombëtare në këtë periudhë,nga ku veprimi atdhetar zhvillohet kryesisht nga shoqëritë e krijuara jashta vendit;”Shoqëria e Stambollit në Stamboll, “Drita” në Bukuresht, “Dëshira”në Sofje, përfëshirë mbrenda tyre radhë atdhetarësh me besime të ndryshme por me qëllime dhe ide të qarta; Ngjalljen e ndjenjave kombëtare dhe çlirimi nga robëria shekullore.
Si rrjedhojë në nëntor të 1905 në Manastir nën kryesinë e Bajo Topullit nëndrejtor i gjimnazit turk të Manastirit u themelua Komiteti “Për lirinë e Shqipërisë” me bashkëthemelues Fehim Zavalani, Sejfi Vllamasi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Nuçi Naçi, Halit Bërzeshta, Jashar Bitincka, Qani Ypi, Riza Velçishti mbrenda tij Komiteti përfshinte program politik me qëllime të veçanta.
Në Kanonizmën e Komitetit, theksohet
Synim themelor dhe më të fundit çlirimi i Shqipërisë nga robëria osmane, “të ngjallurit e Shqipërisë duke mbjellë vëllazërimin dashurinë bashkimin; duke përhapur udhën e qytetërimit me anë të libraven; duke dërguar njerëz nëpër të gjithë anët Shqipërisë që të mbjellin këto mendime; duke mbajtur njerëz maleve që të ndihnin në çdo mënyrë për qëllime të komitetit edhe duke përdorur çdo vegël për mbrothësinë e kombit dhe të shpëtuarit nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”.
Krahas librave e gazetave shqipe që sillte nga kolonitë e Bukureshtit e Sofjes, Komiteti shpërndau në pranverë të 1906, në qendrat më të mëdha të Shqipërisë qarkore në të cilat bëhet fjalë për synimet për autonomi e pavarësi të Shqipërisë. “Ne jemi një popull prej më tepër se
2 500 000 frymës, ndaj nuk duhet të privohemi nga kjo e drejtë” shkruhet mes tjerash në qarkore.
Komiteti përfshiu radhë atdhetarësh të kulluar të cilët vepronin në formën e njohur si “pesshe”, duke shtuar anëtarët dhe duke krijuar degë në të gjitha Vilajetet e Shqipërisë.
Krijimi i çetave të armatosura, si një ndër vendimet e Komitetit përveç ngjalljes së ndjenjave kombëtare e aspektit kulturor, udhëhiqet nga Bajo Topulli, Çerçiz Topulli, Fehim Zavalani, Sali Butka etj. Çeta e udhëhequr nga Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno shënoi momente historike në zhvillimin e veprimtarisë atdhetare kundër pushtuesve osmanë, kështu me qëllimin e zgjerimit të veprimtarisë dhe ngritjes së shqiptarëve në luftë, shpërndanë flamuj të Shqipërisë, fotografi të Skënderbeut abetare e libra shqip.
Në pranverë të 1907 çeta zbarkoi në Vlorë nga Brindisi, veprimtaria e saj u shtri në krahinat e Gjirokastrës, Korçës, Ohrit, Prespës Janinës.
Përpjekje të armatosura të çetës me forcat osmane u zhvilluan në vazhdimësi duke kulmuar me vendimin për ekzekutimin e komandantit të ushtrisë turke.
Komiteti i Gjirokastrës morri këtë vendim pas dëmeve që shkaktonin në popullsinë e pambrojtur qeveria osmane, vrasja e Bimbashit në 9 mar(25 shkurt sipas kalendarit të vjetër) të 1908 e sulmi mbi godinat qeveritare i parapriu momentit të njohur në historinë tonë “Lufta e Mashkullores”
Mihal Grameno në kujtimet e shkruara mes tjerash shënon:
“Duheshe të mos ndodhesha un që të mirnja anë në Luftën e Mashkullores se fuqia t ’eme është e dobëtë për të përshkruar e zugrafisur ashtu si kundër ngjajti”
Në 18 mars 1908 forcat turke rrethuan luftëtarët në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, në këtë përpjekje të pabarabartë çeta e Çerçiz Topullit për 15 orë arriti tu bëj ball një ushtrie të tërë duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave turke.
Çeta vazhdoi përleshjet me forcat Osmane edhe në krahina tjera si Sarandë, Kolonjë e Janinë.
Vrasja e Bimbashit në Gjirokastër dhe Lufta e Mashkullores bënë bujë në arenën ndërkombëtare duke bërë që qarqet e larta në Stamboll të shfaqin frikën e lëvizjes për kryengritje gjithpopullore.
Zgjerimi në Shqipërinë e Jugut i luftës së armatosur të çetave të organizuar nga Komiteti për lirinë e Shqipërisë, gjithashtu përpjekjet kundër osmane në Vilajetin e Kosovës treguan se Shqipëria ndodhej para një kryengritje të përgjithshme.





