Kryeministrja finlandeze premton ndihmë të vazhdueshme për Ukrainën

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se janë të përgatitur për të ofruar ndihmë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Unë mendoj se i vetmi mesazh që duhet të dërgojmë është se ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një vit, dy vjet, pesë vjet, 10 vjet, 15 vjet”, tha Sanna Marin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria e Finlandës shpenzoi rreth 300 milionë euro për mbështetjen për Ukrainën vitin e kaluar, rreth 190 milionë euro prej të cilave u llogaritën nga pajisjet ushtarake.