Britania e Madhe dje është bërë me kryeministre të re. Liz Truss ka pasuar pozitën e Boris Johnson.
Të interesuarit për profilin e Truss, mes tjerash kanë dashur të dinë edhe për skuadrën që ajo përkrah në sportin e futbollit.
Një përgjigje për këtë e ka dhënë Truss, e cila ka thënë se bën tifo për skuadrën e Norwich, skuadra ku aktivizohet lojtari kosovar, Milot Rashica.
“Jam kthyer në një tifoze të Norwich City”, ka thënë Liz Truss, transmeton lajmi.net.
“Delia (pronarja e Norwich) është një grua fantastike”, shtoi ajo.
Skuadra e Norwich këtë edicion luan në Championship, por Milot Rashica nuk e ka nisur aspak mirë sezonin. Ai është lënë disa herë jashtë skuadrës.