Kryeministrja daneze: Marrja e Greenlandës nga SHBA-ja do të nënkuptonte fundin e NATO-s

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar të hënën se marrja e Greenlandës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shënonte fundin e aleancës ushtarake të NATO-s. Komentet e saj ishin përgjigje ndaj thirrjes së ripërsëritur të presidentit amerikan, Donald Trump, që ishulli strategjik dhe i pasur me minerale të vihet nën kontrollin e SHBA-së, pas operacionit ushtarak të fundjavës në Venezuelë.

Operacioni i zhvilluar gjatë natës nga forcat amerikane në Karakas, për kapjen e liderit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij të shtunën, tronditi opinionin botëror dhe rriti shqetësimet në Danimarkë dhe Greenland e cila është territor gjysmëautonom i Mbretërisë Daneze dhe pjesë e NATO-s.

Frederiksen dhe homologu i saj nga Greenlanda, Jens Frederik Nielsen, kritikuan ashpër komentet e presidentit amerikan dhe paralajmëruan për pasoja katastrofike. Udhëheqës të shumtë evropianë shprehen solidaritet me ta.

“Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë ushtarakisht një tjetër vend të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet. Kjo përfshinë edhe NATO-n dhe rrjedhimisht sigurinë që ka ekzistuar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë ai.