Kryeministri i Suedisë ka reaguar pas lajmit se vendi i tij është bërë anëtari i fundit i NATO-s.
Në një deklaratë të dërguar në Uashington, Ulf Kristersson tha: “Uniteti dhe solidariteti do të jenë dritat udhëzuese të Suedisë si një anëtare e NATO-s. Ne do të ndajmë barrën, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”.
Ai paralajmëroi se Rusia do të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike për të ardhmen e parashikueshme.
Suedia, e cila u bë sot anëtarja e 32-të e Aleancës ushtarake në një ceremoni në Uashington, ka ndryshuar qëndrimin e saj historikisht neutral në përgjigje të kërcënimit nga Rusia.




