“Kryeministri shqiptar”, nafaka e “njonit” me i fitu 200 mijë euro për 14 ditë fushatë!

Kush i ka fituar 200 mijë euro për 14 ditë fushatë në telenovelën “kryeministri shqiptar i BDI-së”?. Këtë dilemë e hap analisti shqiptar në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, Fejzi Hajdari.
Sipas tij, “dikush” për 14 ditë ka fituar 200 mijë euro, që të bëhet pjesë e fushatës.
“Dilema kryesore e kësaj fushate parazgjedhore, sipas meje, nuk është kryeministri shqiptar. Hiç mos u lodhni! Pas zgjedhjeve, kur do ta pyesim Ali Ahmetin pse nuk u bë kryeministri shqiptar, vetë ai me ton qortues do të na thotë: ‘harrojeni të kaluarën, shikone ardhmërinë’. Prandaj, dilemën e kryeministrit ua heqi unë që tani, s’ka gjë prej asaj pune, sepse, as vetë nuk e kanë seriozisht. Veç nafaka e dikujt me i fitu nja 200 mijë euro për dy javë fushatë, s’ka gjë tjetër prej kësaj pune (a po ‘upton, a jo?).
Dilema kryesore, për mendimin tim, për momentin është kur do dalë Ali Ahmeti të na thotë se edhe Car Dushani ka mbajtur plis të bardhë në kokë? Që do dalë një ditë, do t’dalë me siguri, por dilema ime është vetëm për momentin që do të zgjedhet. A do të jetë gjatë kësaj fushate, apo jo?”, komenton Hajdari në kolumën e tij të fundit të publikuar edhe në mediat e vendit tonë.