Kryeministri pyet: Kush duhet të japë dorëheqje, unë apo Filipçe?

Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar sot nga gazetarët, që haptazi të tregojnë se kush duhet të japë dorëheqje.

“Ja tregoni, kush duhet të japë dorëheqje? Zaevi, Filipçe të japë dorëheqje apo kush? Doktor Ilir, doktor Milena, doktor Liljana nga Strumica? Tregoni lirisht dorëheqjen, nëse e kërkoni dorëheqjen. Nuk është problem dorëheqja”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ka vlerësuar, se asnjëri nga personeli mjekësor nuk duhet të japë dorëheqje, pasi sipas tij, të gjithë janë duke dhënë maksimumin e tyre.

“Nuk do të japë dorëheqje, as unë, as ata”, tha Zaevi.