Kryeministri malazez nuk lejohet të hyjë në Shqipëri, s’kishte test e as pasaportë vaksinimi (VIDEO)

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur test PCR të vlefshëm apo certifikatë vaksinimi ndaj COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur gazetari malazias, Aleksandar Brezar, i cili ka ndarë një video në Tëitter, ku makinat qeveritare shihen duke u kthyer në kufi.

“Kryeministri i Malit të Zi është kthyer në doganën e Shqipërisë pasi nuk kishte test PCR ose pasaportë vaksinimi. Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.