Kryeministri Kurti urohet nga ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek

Gjatë takimit u diskutuan shumë tema, por më e rëndësishmja është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu u diskutuan shumë forma e mundësi të arritjes së këtij qëllimi, por më e rëndësishme ishte ajo që të bëhen përpjekje që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e 8 shteteve (Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, dhe Sllovenia) ku të gjitha, së bashku, me 1 maj të 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian. Ku për këtë shtetet e Vishigradit mund ta japin ndihmën e tyre më të madhe e më serioze.