Kryeministrit të Kosovës nuk i ka mjaftuar pjesëmarrja në premierën e filmit kosovar “Pa Vend” në Festivalin e Filmit në Cannes. Të shtunën ai ka parakaluar edhe në qilimin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Kurti ditëve të fundit ka qëndruar non-stop jashtë vendit. Për këtë ai është kritikuar nga opozita, që e akuzonte për neglizhim të rastit të Komunës së Deçanit, ku u dyshua për helmimin e më shumë se 1000 qytetarëve.