Kryeministri i Italisë nesër takohet me botën e sportit, pritet definimi i planit për rifillimin e futbollit

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka pohuar se ai do të “mbledhë” botën e sportit për të marrë parasysh situatën aktuale për të krijuar “një pamje të përbashkët të rimëkëmbjes”.

Nesër, do të ketë një takim midis CTS dhe Federatës Italiane për të diskutuar protokollin e sigurisë përpara rifillimit.

“Ne do të mbledhim botën e sportit dhe futbollit, së bashku me Ministrin e Sportit [Vincenzo] Spadafora, për të definuar plane” i tha ai Fatto Quotidiano.

“Ne do të mbledhim kërkesat nga Federcalcio dhe federatat e tjera për të marrë një pamje të përbashkët të rimëkëmbjes së aktiviteteve sportive”.

Këtë javë, skuadrat në Serinë A filluan testimet mjekësore të lojtarëve dhe stafit të tyre, në mënyrë që të rifillojnë trajnimet individuale, por Kryeministri ishte i gatshëm për mundësinë e përfundimit të kampionatit.

“Unë ende nuk jam marrë me futbollin, por ne do të dëgjojmë dhe do të pajtohemi. Është ministri [Spadafora], i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme, por është e drejtë të lejoni që të gjithë akterët e futbollit dhe sportit të përballen me qeverinë në nivelet më të larta”.

“Natyrisht duke mbajtur parasysh rekomandimet e Komitetit Shkencor Teknik”, përfundoi Conte.