Kryeministri i Irlandës arrin në Kosovë, Kurti e pret në Aeroport

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në Aeroportin e  Prishtinës, kryeministrin e  Irlandës Leo Varadkar.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Ndryshe Kryeministri i Irlandes nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidenten e vendit Vjosa Osmani.