Kryeministri i Haitit jep dorëheqjen!

Udhëheqësi i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pas javësh kaosi në rritje në vendin e Karaibeve, ku bandat kanë sulmuar strukturat qeveritare dhe rendi shoqëror është në prag të kolapsit.

Kryeministri haitian Henri tha në një fjalim të hënën vonë se qeveria e tij do të largohej nga pushteti pas krijimit të një këshilli kalimtar, duke shtuar, “Haiti ka nevojë për paqe. Haiti ka nevojë për stabilitet.”

“Qeveria ime do të largohet menjëherë pas inaugurimit të këshillit. Ne do të jemi një qeveri e përkohshme derisa të emërojnë një kryeministër dhe një kabinet të ri”, tha Henry. Këshilltari i Henrit, Jean Junior Joseph konfirmoi më herët dorëheqjen e kryeministrit për CNN, duke theksuar se Henri do të mbetet në rolin e tij deri në formimin e një qeverie të re të përkohshme.

CARICOM (Komuniteti i Karaibeve dhe Tregu i Përbashkët) tha të hënën se kishte rënë dakord për të krijuar një këshill kalimtar për të hedhur themelet për zgjedhjet në Haiti pas një takimi të bllokut rajonal në Xhamajka.

“Kemi kënaqësinë të shpallim përkushtimin ndaj marrëveshjes së qeverisjes tranzicionale që hap rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit, vazhdimësinë e qeverisjes dhe planin e veprimit për sigurinë afatshkurtër dhe rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Më tej kërkon të sigurojë që Haiti do të qeveriset nga sundimi i ligjit”, tha udhëheqësi i Guajana dhe kryetari i CARICOM Irfaan Ali në një konferencë shtypi të shoqëruar nga liderë të tjerë të Karaibeve.

Kur dhuna më e keqe shpërtheu javën e kaluar, Henri ishte në Kenia për të nënshkruar një marrëveshje për të dërguar 1000 oficerë policie kenianë në kombin e Karaibeve për të rivendosur situatën e sigurisë, ku qeveria e tij ka humbur kontrollin.