Kryeministri i Britanisë shtrihet në spital për shkak të koronavirusit

Ai “vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit”, tha një zëdhënëse – duke përfshirë edhe temperaturë të lartë, shkruan BBC.

Johnson ka bërë thirrje që qytetarët të ndjekin këshillat për distancim shoqëror, transmeton lajmi.net.

“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për teste,” tha zëdhënësi i Qeverisë së Britanisë.

“Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin”.