Kryeministri francez shprehet i vendosur për reformën e pensioneve

Kryeministri francez, Eduard Philippe rikonfirmoi sot vullnetin e tij për të përfunduar reformën e pensioneve në Francë, por premtoi se kjo do të bëhej pa brutalitet, ndërkohë që qindra mijëra persona mbeten të mobilizuar kundër këtij projekti.

“Jam i bindur që me organizatat sindikale ne do të gjejmë ekuilibrin e duhur (…) pa hequr dorë nga vullneti ynë shumë i vendosur (…) për të ngritur këtë sistem universal”, theksoi kryeministri duke iu drejtuar veçanërisht punonjësve të kompanisë hekurudhore SNCF dhe administratë pariasiane të transporteve, që përfitojnë nga nga skemat e pensioneve speciale më të favorshme.