Kryeministri dhe “Republika e tretë shqiptare” në Ballkan!

Shkruan: Halit Naxhaku
Jo pse këtë shumë e duan shqiptarët, apo pse aspak nuk duan dhe nuk mund të pajtohen e as ta dëgjojnë e ta paramendojnë maqedonasit! Jo për nga numri (32) i deputetëve të zgjedhur që morën vota nga shqiptarët, por për nga përqindja (%)! proporcionale e numrit të përgjithshëm të popullatës autoktone që jeton atje në trojet, hapsirat dhe shtëpit e veta në R.M.Veriut.
Të shkojmë me radhë:
E tërë Maqedonia Veriore, sipas regjistrimeve që kurrë nuk janë bërë ashtu si duhet me sukses deri në fundë, ngase kanë dështuar apo janë ndërprerë si të pa sukseshme, apo me qëllim që të mos dihet e vërteta e kurrë të mos dihet numri i saktë i banorëve shqiprarë të saj, apo aq sa dhe si kanë dashur vet maqedonasit tash e në të kaluarën, përafërsishtë lartë-poshtë dihet e shpekullohet se në RMV, ka rreth 1.700.000 deri diç mbi 2.040.000 banorë, ku prej tyre rreth 1.800.000 janë votues. Cdo herë ky numër edhe pse rinia ikë për çdo ditë largohet me të madhe kah sytë këmbët, si shqiptarët, maqedonasit e të tjerët, por ky numër me të drejtë vote sikur është konstant i pandryshuar. E këtë e di edhe fëmija në djep edhe i verbëri se nuk mund të jetë kështu! Sepse po del se sa banorë ka aq votues, bile po i bie sikur me qenë më shumë votues se banorë! Apo votohet nga dy herë, një herë në vendlindje e një herë aty ku banojnë, apo votojnë dhe abuzohët edhe me listat e të vdekurve, apo i marrin edhe votat e shqitarëve jo rezident dhe i shfrytëzojnë në favor të vetin, ndryshe nuk del matematika e thjeshtë!!! Prandaj duhet të bëhët gjithsesi regjistrimi!
Po u bë regjistrim real nën mbikqyrje të rreptë të Ndërkombëtarëve, me pjesëmarrjen edhe të komisionerëve shqiptar që të dihet numri i saktë, do të shiheshte se shqiptarët në këtë Republik proporcionalishtë janë shumicë!!! Pse ?! Sepse në Samitin e NATOS të mbajtur në Cikago më 2012,vetë NATO, deklaroi se në IRJM-së (emër i atëhershëm) jetojnë 40%. shqiptarë ! Shih lexo në : »Bota Sot »dt.19 Maj 2012, e shtunë faqe 2 dhe 20. Duke u bazuar në këte faktë nëse ne jemi aq sa thotë NATO-ja 4O% në Samitin e saj, përpos nesh dihet se aty jetojnë edhe popuj  të tjerë si : bullgar ku numri në kohën e fundit dukshëm është rritur dhe shtuar shumë dhe janë të tretët apo në mos të dytët pas nesh shqiptarëve për nga numri në këtë Republik, pastaj aty ka dhe jetojnë edhe popuj të tjerë si: sërb, grek, turq, torbesh, ashkali, egejcë, rom, goran, boshnjak, vlleh, jugosllavë, të papërcaktuar, pastaj një numër poashtu i madhë i ortodoksëve që më parë janë deklaruar e regjistruar si maqedonas e tash deklarohen se janë puro shqiptarë etj.d.t.th. se sllavomaqedonas mbesin nën 4O%. apo pakicë në shtetin e tyre, ose le ta dëshmojnë të kundërtën me fakte e argumente, pra le ta bëjnë regjistrimin real aq shumë të pritur e të nevojshëm e të dihet një herë e mirë saktë, as më shumë e asnjë më pakë, vetëm aq sa jemi ! Deri atëhere, unë dhe ne kemi të drejtë të themi sa të duam!
Kjo përllogaritje e thjeshtë matematikore mund të shihet edhe nga numri i deputetëve (32) të zgjedhur, që është për tu përshëndetur si numër sepse është më i madhë deri më tash se çdo herë më parë, mirëpor shum i vogël në krahasim me përqindjen proporcionale të popullatës, por shtoi pastaj edhe ata se sa ka nën moshën 18 vjeçare,po nga ata afro 48% që nuk dolën në zgjidhje, sa mund të jenë nga ta shqiptarë?! Madje dihet se shqiptarët gjysma e më shumë janë jashtë nëpër perëndim dhe nëpër diasporë, e po të dishin shqiptarët dhe partit politike të tyre t`ua mundësoshin e lehtësoshin votimin edhe atyre jashtë e të mos hupeshte asnjë votë në këto zgjedhje, që liderët dhe partit politike shqiptare kanë punuar shumë pak apo thënë më shkurtë aspak në këte drejtim, përpos që janë marrë me punë të kota dhe kanë sulmuar, propaganduar e luftuar me vend e pa vend, me të drejt e pa të drejtë, me fakte e pa fakte me argumente e pa argumente njëra tjetrën, në të kundërtën do të kishte po edhe aq deputetë 32 sa janë zgjedhur tash, poashtu shto edhe 32 nga diaspora në total 64 deputet që d.t.th. do të ishin më shumë se 61 deputet dhe Qeverinë mund ta bëjmë edhe vetë.Kjo mbetet të shihet dhe dëshmohet në të ardhshmen jo të largët vetëm me kushtë nëse nuk do të mungonte, puna vullneti e UNITETI ynë si popull, e jo si deri më tash të ndar e katandisur si mos më keq nëpër parti e grupacione të interesave të ngushta!
Madje të gjithë që kanë shtetësi të dyfishtë, kur hynë e qëndrojnë në Maqedoni, llogaritën vetëm shtetas të Maqedonisë, a kur duhet të votojnë seleksionohën e nuk kanë të drejtë ta realizojnë vetëm nëse shkojnë enkas në vendlindje për të votuar, me ndonjë nga dokumentet valide, e pse duhet të vinë deri në vendlindje për të votuar e nuk ju mundësohet thjeshtë aty ku janë ku punojnë e ku banojn, sikur Maqedonia të mos jetë edhe shtet i tyre, por ama paratë: eurot, dollarët, frangat dhe lekët e tyre i duan, nuk i pyesin a jeni shqiptarë dhe a keni të drejt të votoni apo jo, apo pjesa tjetër ka edhe asish që nuk duan të ndëgjojnë e tua nie fare, nuk duan të votojnë sepse thuan nuk është bërë aszgjë për ta dhe popullin e tyre dhe e kanë hupur besimin në këto parti e në këtë shtet!!Po ata që kanë shumë vite që kanë lindur janë rritur banojnë e jetojnë në kët shtet që nuk është numër i vogël a nuk kanë shtetësi maqedonase, e me te edhe s`kan të drejtë edhe për kundër vullnetit e dëshirës së tyre nuk mund të votojnë, sepse pa fain e tyre nuk posedojnë ndonjë dokument valid për ta dëshmuar se janë banorë të këti shteti dhe kanë të drejtë vote e duan të votojnë. Atëherë pse ikin dhe frikohen nga këto të vërteta e kategori njerëzish!
Shkurtë po u mundësua të votojnë të gjithë shqiptarët që janë rezident e jo rezident,padyshim shqiptarët e RMVeriut jo vetëm jozyrtarishtë por edhe zyrtarisht do të jenë shumicë e kjo mund të fshihet për kohësishtë e për një kohë por jo për çdo herë! Në vendin e dytë e të tretë maqedonasit _ bullgarët e kështu me radhë!!!
Liderët e Partive politike shqiptare në RMV të mos kërkojnë të drejta qesharake si kryeministër shqiptarë, të mos bëhen lypës, sepse ne nuk jemi lypës, këto poste e të drejta na takojnë natyrshëm nga numri i banorëve dhe duhet ti garantonë Kushtetuta! Ata që duhet të lutën të kërkojnë e lypin të drejta poste e „funkcione“, duhet të jenë maqedonasit, bullgarët e të tjerët me kusht veç po të ngadhnjeje sadopak drejtësia. Kjo duhet të realizohet me ndryshimin e Kushtetutës, ku në preambull të shkruhet se: Maqedonia e Veriut është shtetë multietnik i popullit, shqiptaro-bullgaro-maqedon, apo anasjelltas dhe i pakicave e grupeve tjera etnike që jetojnë në te, me të drejta të barabarta sa edhe vet maqedonasit. KAQ AS ME SHUME E AS ME PAK! Ngase shteti është multietnik e duhet të vlenë për të gjithë njejtë, veç si të barabartë. E dihet jozyrtarishtë se ne jemi shumicë, dhe kjo Republik e tretë shqiptare në Ballkan domosdoshmërishtë për Kryeministër duhet ta ketë gjithsesi një shqiptar, dhe jo vetëm, por vetëm me kushtet e lartëshënuara, kur gjërat të bien në tokë të mos politizohen por të jenë realitet vërtet ashtu si duhet të jenë, pa asnjë mbi ngarkes të natyrave specifike ngadoqofshin e çfardoqofshin ato. Tash edhe mund të ndodhe si thuan maqedonasit, të gjejnë solucione tjera bile edhe mund të bashkohen ata pozit-opozit,LSDM-VMRO -DPMNE e të homogjenizohën bllok i përbashkët maqedon kundër shqiptarëve siç ka ndodhur në të kaluarën dhe siç mundë të ndodhë edhe tash, por në të ardhmen do të pajtohen dhe do të mësohen edhe ata vet, me realitetin sado qoftë i pa pranueshën dhe i hidhët të jetë ai për ta, deri atëherë do të ndodhin edhe shumë gjëra, edhe shumë ndryshime, ku edhe ata vet do ta kuptojnë e do të ndryshojnë sjelljen dhe qëndrimin e tyre ndaj nesh shqiptarëve në këto hapsira, në të kundërtën ne mund të gjejmë edhe zgjidhje, rrugë e opcione të tjera,si:
Autonomi, Federatë, Konfederatë, R shqiptare, Bashkim me Kosovë apo me Shqipëri, e ata nuk kanë shumë alternativa e zgjidhje të tjera, ose të zhbëhët kjo Maqedoni Veriore ose të shkojnë e ti aneksohen Bullgarisë!!!
Partit politike shqiptare duhet në këtë fazë të BASHKOHEN që të gjitha e të angazhohen për :Regjistrimin real të popullatës edhe ate sa më shpejt që të jetë e mundur që të dihet saktë numri i banorëve dhe i votuesve të mos manipulohet edhe më tej për të drejta të barabarta, veçmas të angazhohën maksimalishtë për lëshimin e të burgosurve për vepra të montuara politike si rasti i Kumanovës e tjerat, dëmshpërblimin e ish-burgosurve politik, që nga 1945, si në shumë shtete postkomuniste, përdorimin e gjuhës jo me përqindje (20%), por gjithkund në tërë teritorin e saj, sidomos punësimin e të rijnve e të rejave dhe të tjerëve pa përkatësi nacionale ideologjike, grupore e partiake, por sipas aftësive të kualifikimeve shkollore, („jo me diploma të blera e pa merita“), pastaj të angazhohën sidomos për pengimin e ikjes dhe shpërnguljet e të rijnve dhe të tjerëve nëpër botë, etj.
Ndryshe kryeninistër nuk mund të bëhët se do Aliu dhe BDI-ja, ku me vrap pastaj vrapon të hyn në koalicion e të participon në qeveri pa asnjë kushtëzim edhe ate herë me LSDM e herë me VMRO-DPMNE mvarsisht cila është në pushtet, kjo flet vet mjaft për jo seriozitet, për vazalitet, servilizëm e argat herë me ma pak e herë me 15 deputet aq sa i ka tash, e as pse duan partit tjera politike shqiptare me 1-4-8 apo (12) deputet,as me gjithsejt në total aq sa ka sot me 32 deputet ! Kjo do të ndodhe kur të bëhët regjistrimi real, kur të gjinden mundësi të voton edhe diaspora kudo që ndodhet, atëherë kur të mos hupet asnjë votë shqiptare, kur të fitohen 50+1%, apo mbi 61 deputet shqiptarë e kjo është shume reale dhe e mundur, po për këte duhet të punojm shumë që të gjithë shqiptarët kudo që jemi, të gjejmë forma e mundësi ligjore që të ndodhe patjetër, e jo si deri më tash. Kur ti shohin në të ardhmen sukseset, rezultatet dhe punët e mira në praktikë, e ti bindni shqiptarët të votojnë, të gjithë edhe ata që janë e nuk janë rezident për të mirën e pasardhësve dhe ardhmërisë tonë, atëherë jo veç Kryeministër e shumë funkcione tjera do tu takojnë shqiptarëve. Vetëm atëherë shqiptarët do ti kenë të gjitha të drejtat çka u takojnë në këtë Republik të tretë Shqiptare në Ballkan. Deri atëherë të mos ushqejm iluzione boshe kot së koti, të mos luhet me dinjitetin dhe krenarinë, me fatin e kombit tonë të shumë vuajtur me zgjedhje parciale me përqindje (%) siç thotë e angazhohet BDI-ja ku kishte afat deri më 2005-ën ti realizon kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve a tash jemi 2020-ta e akoma nuk është implementuar Marrëveshja e Ohrit aq shumë e përfolur që ishte minimumi i munimumit. Por BDI-ja veç të jetë në pushtet çdo herë është e kënaqur me % si: me përdorim të gjuhës shqipe mbi 20%, me përdorim të simbolit kombëtarë -Flamurit me mbi 20%, me mbi 20% të drejta kolektive e tash edhe me mbi 20% kryeministër, a jemi banorë të Maqedonisë 100%, a ja paguajmë tatimet 100%, apo veç mbi 20%, a jemi në shtëpit tona 100% apo të huaj e me qira mbi 20%, kjo sikur nuk lenë shumë për të dëshiruar. Pse ua topitni ndjenjat kombëtare popullit!!!

Më dt.15.08.2020 St. Gallen, Zvicer.