Kryediplomati ukrainas: I besojmë tërheqjes së Rusisë kur ta shohim me sytë tanë

Ukraina nuk beson se forcat ruse kanë nisur të tërhiqen nga kufiri me të.

Kështu shprehet Ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Dmytro Kuleba.

“Ne kemi një rregull, nuk besojmë në atë që dëgjojmë, por atë që shohim”, ka theksuar ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kur ta shohim tërheqjen, ne atëherë do të besojmë në depërshkallëzim”.

Ai ka thënë se Ukraina është duke përcjell rrugën diplomatike që bashkë me aleatët të punojë në parandalimin e eskalimit.