KRRE: Regjim i ri i optimizuar i dërgesës së energjisë termike në Shkup

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji (KRRE) e miratoi plotësimin e Rregullave rrjetore të shpërndarjes së energjisë termike për ngrohje të Ballkan energxhi SHPKNJP (BEG) me të cilat mundësohet BEG më herët të startojë me dërgesën e energjisë termike në sistemin e shpërndarjes.

“Në startin e sezonit për ngrohje, BEG në disa objekte kreu testim përmes optimizimit të dërgesës së energjisë termike. Me regjimin e ri radiatorët që nga ora tre e mëngjesit ngadalë do të fillojnë të nxehen që të arrihet temperatura e caktuar prej orës 6 deri në orën 22. Regjimi i optimizuar i dërgesës do të mundësojë të rritet cilësia dhe komoditeti i jetesës. Temperatura e caktuar prej orës 6 deri në orën 22 është e garantuar, ndërsa faturat do të ngelen të njëjta”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Regjimi i ri i optimizuar i dërgesës, shtoi, do të kontribuojë për uljen e oscilimit të temperaturave të brendshme në objekt.

“Sasia e energjisë së nevojshme termike do të ngelet e pandryshuar, pasi me rritjen e kohës së dërgesës do të zvogëlohet fuqia e angazhuar e objekteve”, saktësoi Bislimoski.