KRRE: Me vendimin për dendësitë dhe marzhet e derivateve të naftës mbrohen edhe interesat e konsumatorëve

Me vendim për dendësi dhe marzhe të derivateve të naftës të publikuar në Gazetën zyrtare më datën 22 të këtij muaji pasqyrohet gjendja reale e tregut të derivateve të naftës dhe mundëson që çmimet e derivateve të naftës t’i mbrojnë edhe interesat e konsumatorëve dhe interesat e tregtarëve, porosit Komisioni Rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE).

“Nëse KRRE-ja ka vepruar sipas kërkesave të tregtarëve për rritjen e marzhës, kjo në praktikë do të thoshte edhe rritje të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në vlerë prej dy mijë denarëve për litër. KRRE-ja ka vendosur ta mbajë marzhën e përhershme tregtare me qëllim që t’i mbrojë interesat e konsumatorëve dhe veçanërisht duke e marrë parasysh krizën ekonomike për shkak të pandemisë së Kovid-19”, informojnë nga KRRE-ja.

KRRE-ja, shtojnë, në tërësi i hedh poshtë fyerjet dhe kualifikimet e kompanisë Makpetrol për anëtarët e KRRE-së dhe i interpreton si reagim emocional dhe jo të argumentuar në mungesë të justifikimit real të kërkesës së kompanisë për rritjen e marzhës.