Inspektoriati: Ulet numri i atyre që nuk i respektojnë masat antikovid

Për një javë, inspektoriati shtetëror i tregut ka kryer 2523 kontrolle dhe 613 mbikqyrje të jashtëzakonshme për mosrespektim të masave dhe shkelje të ligjeve. Në këto kontrolle janë shqiptuar, 19 procedime për shkelje dhe 8 padi penale.

Magdalena Filipovska Grashkoska

“Nga paditë penale, tre janë për organizim të dasmave dhe ahengjeve në Tetovë, Bogovinë dhe Gostivar. Pesë paditë e tjera penale, prej të cilave katër për objekte hotelierike në Gostivar dhe një në Shkup, janë për mosrespektim të protokolleve për punë në objekte hotelierike në pjesën e numrit të tavolinave të vendosura, distancës mes tyre dhe mosmbajtje të maskave nga ana e të punësuarve”.

Drejtori i Inspektoriatit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski ka shtuar se numri i padive penale për mosrespektim të masave dhe mbrojtje nga korona virusi ka rënë, ndërsa në teren kanë vërrejtur se si qytetarët ashtu edhe operatorët ekonomik, po i respektojnë gjithnjë e më shumë masat krahasuar me periudhën e mëparshme.

Paunovski ka njoftuar gjithashtu se Qeveria ka premtuar se vitin e ardhëshëm do tu miratohet kërkesa për 20 punësime të reja, ndërsa deri atëherë do të gjindet me kapacitetet që kanë në dispozicion.

Stojko Painovski

“I lutemi Zotit që inspektorët të jenë shëndosh e mirë dhe ti kryejnë detyrat zyrtare. Gjithçka që na është dhënë si detyre mundohemi ta respektojmë. Nuk ka vend ku është dashur të kryhet kontroll dhe nuk e kemi bërë. Njëzet punësimet e reja do ti kemi vitin e ardhëshëm dhe kryesisht do të jenë inspektorë”.

Kjo deklaratë e tij vjen një javë pasi i njëjti u ankua publikisht se Qeveria ua ka refuzuar planin për punësime të reja dhe u ka rekomanduar të ndërmarin të punësuar nga administrata e institucioneve të tjera. Por ndaj këtij sugjerimi, Paunovski ishte përgjigjur se inspektoriati shtëtëror i tregut kërkon përvojë dhe trajnim dhe huazimi i të punësuarve nuk është zgjidhje për mungesën e kuadrove në inspektoriat.