Kroos: Curry është lojtari më i mirë në NBA

Toni Kroos po e cilëson Stephen Curryn si basketbollistin më të mirë aktualisht në NBA.

Amerikani dhuroi performance fantastike këtë sezon në ndeshjet e play-offit duke i ndihmuar skuadrës së tij, Golden State Warriors ta ngrehë lart titullin kampion.

Curry dhuroi paraqitje fantastike edhe mbrëmë ku arriti të shënojë plot 34 pikë në ndeshjen e gjashtë finale ndaj Boston Celtics, transmeton lajmi.net.

E, sipas futbollistit të Real Madridit, nuk duhet të ketë dyshime në lidhje me më të mirin e NBA, pasi, sipas tij, Curry e ka dëshmuar se e meriton këtë epitet.

Ai, mëngjesin e sotëm e riktheu një “tweet” të një viti me parë ku konsideronte se Curry është “numri 1” aktualisht.

“Stephen Curry është lojtari më i mirë në NBA. Kaq”, ishte shkrimi i tij.