Rajon-Botë Kroacia përfshihet nga moti i ligë, alarm i kuq për gjithë Adriatikun...

Kroacia përfshihet nga moti i ligë, alarm i kuq për gjithë Adriatikun (VIDEO)

Moti i ligë ka përfshi Kroacinë. Është paralajmëruar për rrezik nga shkalla më e lartë për gjithë bregdetin.

Alarmi i kuq është shpallur për shkak se pritet që era të fryej në shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, kryesisht në dete të hapur.

Me një erë të këtillë me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, meteorologët presin që valët e detit të ngritën deri në 5 metra, raporton portali “Indeks.hr”.