Kroaci, tërmeti dëmton xhaminë në Zagreb

Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Kroacisë ka njoftuar se xhamia në Zagreb është dëmtuar nga tërmeti, duke theksuar se dëmi nuk është i madh.

Siç mund të vërehet në fotografitë e Mexhlisit, është dëmtuar xhami i kubeve të xhamisë, sipërfaqet me qeramikë, pjesët e gardhit prej guri, si dhe janë shkaktuar disa çarje më të vogla në muret e brendshme.

Qyteti i Zagrebit këtë mëngjes u godit nga një tërmet 5,5 ballësh, ndërsa në mesin e ndërtesave të tjera të dëmtuara, është dëmtuar edhe maja e katedrales në Zagreb.