Covid-19, shkon në tre numri i viktimave në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme në Shqipëri është shënuar viktima e tretë nga virusi korona. Pacienti po trajtohej në spitalin Infektiv, ndërsa po vuante edhe nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

“71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial. 71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri