Kroaci: E shpallin të vdekur gabimisht, i bllokohen kartelat gjatë pagesës

Një shtetas kroat, Nenad Markoviç, është shpallur zyrtarisht i vdekur më 16 mars, edhe pse ai është gjallë. Për këtë gabim tronditës ai ka kuptuar vetëm më 19 mars, krejt rastësisht, kur në një pompë benzine tentoi të mbushte një vauçer telefoni, por transaksioni iu refuzua për shkak të kartelës së bllokuar.

Të nesërmen, më 20 mars, ai vizitoi bankat, ku iu tha se të gjitha llogaritë e tij janë të bllokuara pasi në sistem figuron si person i vdekur.

Shkaku i kësaj situate është një gabim serioz në General Hospital Virovitica, ku në të njëjtën datë ka ndërruar jetë një pacient tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër. Gjatë regjistrimit, në vend të të dhënave të pacientit të vdekur, është futur numri personal i Markoviç-it, duke shkaktuar ndërrimin e identitetit.

Për më tepër, ka indikacione se pacienti i ndjerë është trajtuar me identitet të huaj, pra me të dhënat shëndetësore të Marković-it.

Croatian Association for Promotion of Patients’ Rights reagoi ashpër, duke e cilësuar rastin si “të paimagjinueshëm dhe të papranueshëm në shekullin XXI”. Ata paralajmërojnë për dështime serioze në sistemin shëndetësor, kontrolle jofunksionale dhe mosrespektim të protokolleve për ident
ifikimin e pacientëve.

Shoqata kërkon hetim urgjent dhe të pavarur, përcaktim të përgjegjësisë dhe vendosjen e mekanizmave më të rreptë për të parandaluar gabime të tilla, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.