Kroaci, 116 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë bërë të ditur se nga gjithsej 1.338 testime të realizuara, brenda 24 orëve janë regjistruar 116 raste të reja me Covid-19, me çka numri i rasteve aktive në vend është rritur në 1.204, prej të cilëve 139 pacientë trajtohen në spitale, kurse 8 janë në respiratorë. Brenda 24 orëve Kroacia nuk ka regjistruar asnjë rast të vdekjes si pasojë e Covid-19.

Që nga paraqitja e rastit të parë me 25 shkurt, deri më sot në Kroaci janë regjistruar 4.253 raste me Covid-19, prej të cilëve 2.929 janë shëruar, ndërsa 120 persona kanë humbur jetën. Kroacia gjithsej ka realizuar 102.189 testime për koronavirusin e ri, kurse aktualisht në vend 4.507 persona janë në vetizolim.