Maqedonia e Veriut pas procesit zgjedhorë ka hyrë në një fazë të ndërlikuar politike sidomos tani që po bëhen përpjekjet maksimale për formimin e një qeverie të re. Por kjo ka dëshmuar edhe njëherë qëndrimin parimor të koalicioni ASH-AAA e cila është e gatshme të japë 12 deputetë BDI-së që ta bëjë kryeministrin shqiptar, kurse BDI nga paaftësia për t’i dalë zot këtij premtimi, po bën akrobacione të lloj-llojshme.
Lideri i BDI-së tani rrallë, ose fare nuk e përmend kryeministrin shqiptar. Opinioni shqiptar duket i zhgënjyer dhe i manipuluar prej tij dhe partisë që e udhëheq.
Në vijë të këtyre zhvillimeve është shfaqur një shpresë që vjen nga një figurë shumë e respektuar siç është filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani.
Ai sot me aeroplanin e tij privat ka ardhur në Shkup dhe siç mëson TetovaSot , mund të jetë pikërisht Lazim Destani dhe ndikimi i tij ajo ura lidhëse e bashkimit të partive shqiptare.
A do t’i thotë Lazim Destani BDI-së se është mirë të shkojë në opozitë të reformohet, nëse nuk e fiton kryeministrin shqiptar dhe të mbështesë koalicionin ASH-AAA, sidomos kur afatet për krijimin e qeverisë po rrjedhin dhe tashmë edhe ditët për mandatarin e parë kanë filluar të numërohen .
Maqedoni Kriza politike në Maqedoni, Destani vjen në Shkup. A po kërkon nga...