Kriza politike në Mal të Zi, kërkohet edhe largimi i kryeministrit

Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Votimi i rezolutës për Srebrenicën dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç ka futur në krizë mazhorancën qeverisëse.

Për situatën politike të krijuar në Mal të Zi, gazetarja Ilmira Lika u shpreh në Euronews Albania se ditën e enjte do të ketë biseda mes liderëve të subjekteve që përbejnë qeverinë, me qëllim për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Gazetarja nënvizoi se aktualisht në Mal të Zi kërkohet edhe largimi i kryeministrit.

“Situata është mjaft e tensionuar. Në parlamentin e Malit të Zi që nga shkarkimi i ministrit ka dalë në bojkot një pjesë e mirë strukturës udhëheqëse në parlament. Për momentin kemi krizë në parlament”, u shpreh gazetarja.