Kriza nga virusi, dibranët mbyllin bizneset

Dyqani jepet me qira. Mbishkrime me përmbajtje të tillë mund të shihen në disa prej dyqaneve të mbyllura në Çarshinë e Dibrës. Për shkak të krizës nga korona, shumë banorë të Dibrës janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre. Ata thonë se nuk ka lëvizje, nuk ka punë, dhe kështu nuk ka as qarkullim në dyqane.

Edhe ato që ende ekzistojnë planifikojnë të mbyllen. Të tjerët kanë frikë si do të mbijetojnë, sepse kanë humbur punën e tyre.

Banorët e Dibrës thonë se jeta është edhe më e vështirë. Varfëria është thelluar pas shpërthimit të pandemisë.

“Shikoni, askush nuk hyn në dyqane, vetëm të shihni. Një klient erdhi te ky berber brenda një ore. Çfarë do të bëjë ai me 500 denarë. Të mbijetosh këtu është shumë e vështirë”.

Por, përkundër pretendimeve të bizneseve, autoritetet lokale thonë se situata nuk është aq e keqe, pasi ata kanë pritur rënie më të madhe në ekonominë lokale në Dibër.

Numri i të papunëve në Dibër aktualisht është 2,938 persona.

Në Qendrën e Punësimit Dibër, me 30.09.2020, janë regjistruar 66 persona të papunë, për të cilët është regjistruar përfundimi ose çlajmërim nga sigurimi i detyrueshëm social në periudhën pas 11.03.2020, d.m.th. në periudhë krize të shkaktuar nga virusi KOVID-19 – thonë nga Agjencia e Punësimit.

Komuna pret që të mos ketë kolaps dhe rënie të ekonomisë në Dibër./Alsat