Protestat e shumta dhe situata e përgjithshme politike në Bullgari për shkak të propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, mund t’i komplikojnë marrëdhëniet dhe çështjet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thotë se është e kuptueshme që një gjendje e tillë pasqyrohet në marrëdhëniet e përbashkëta, por shpreson që ata ta tejkalojnë shpejt këtë.
“Sigurisht që kjo gjithmonë pasqyrohet në qëndrimin ndaj çështjeve aktuale, besoj edhe në qëndrimin ndaj nesh. Shpresoj që atje do të zgjidhen problemet, unë nuk mund të them se si – a përmes edhe një pale zgjedhjesh të parakohshme, apo përmes riformatimit të vetë koalicionit – por është e rëndësishme të ketë një qeveri që do të mund t’i udhëheqë punët në shtet”, tha Gordana Siljanovska Davkovka – Presidente e RMV-së.




