Kriza ndjehet edhe në treg/ Shitësit nuk kanë punë, blerësit nuk kanë para

Shitësit thonë se nuk kanë punë, e blerësit se nuk kanë para për të blerë. Kjo është pasqyra në tregun më të madh në vend ku shitet me pakicë, atë të Bit Pazarit në Shkup. Temperaturat e larta kanë bërë që frekuentimi i qytetarëve në tregune Bit Pazarit të jetë më i vogël. Shitesit thonë se çmimet janë të arsyeshme, mirëpo qytetarët ankohen se rrogat janë tepër të ulëta për të kompenzuar harxhimet e tyre mujore. Përveç standardit të ulët të jeteës, shitësit thonë se arsye tjetër për shitjen e dobët janë edhe marketet dhe malli i tepërt që ato kanë.

“Puna shumë dobët është. Pak pandemia, pak ky i nxehti, pak edhe i kemi humbur klientët. Marketet e kanë bërë të veten”…

“Domatat i ke 40 denarë, 3 kilogram 100 denarë, kastravecat 50-40. Nuk është shumë, specat janë 20 denarë. Por problemi është se koha është shumë e nxehtë dhe prandaj njerëzit nuk dalin në treg”….

“Jo nuk ka shitje, qe një javë specat janë kalbur. Ska se nuk kanë para njerëzit për të blerë. Pa punë, pa rroga”…

“Shitja shkon si rëndë. Arsyet janë shumë mall ka.”, thanë shitësit e anketuar. Qytetarët të cilët kanë dalur për të blerë, thonë se kohën më të madhe e harxhojnë duke shëtitur nëpër treg, se sa duke blerë.

“Pensioner jam qe 10 vite dhe marr 15 mijë denarë. Rryma, uji dhe i tërë pensioni gati se shkon për të paguar ato. E ku për uhshqim e pije, nuk del”….

“Sipas rrogës është vështirë me dal në krye të muajit. Kanë hyp të gjitha gjërat dhe me një rrogë sëhtë vështirë të mbijetosh.”, thanë qytetarët e anketuar.

Një familje 4 anëtarëshe për të mbuluar shpenzimet mujore I duhen 34.212 denarë, tregojnë analizat e fundit të Entit të Statistikave. Këto shpenzime nuk mund të mbulohen as me rrogën mesatare e cila është 28.438 denarë. Shporta e sindikatës llogaritet për një familje me katër vetë, të cilët jetojnë në një shtëpi prej 50 metrash katrorë dhe nuk kanë një makinë. Llogaritja e shportës minimale të unionit përfshin kostot e shtatë grupeve: ushqim dhe pije, strehim, higjienë, transport, veshje, kulturë dhe mirëmbajtje dhe shëndet.