Bllokimi i punës parlamentare nga opozita, duket se do të trashet edhe më. Kjo pas publikimit të audio-përgjimeve ku implikohet pushteti me akterët e Listës Serbe.
Partia Demokratike, si subjekti më i madh opozitar, nuk do të ngre dorën lartë, as për emërimin e 5 anëtarëve të bordit të Trustit, fondet e të cilit kanë mbetur të bllokuara.
Si kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala shton se do vijoj puna nëpër komisione parlamentare. Një mos votimi eventual, po kritikohet nga ekonomistët që besojnë se në punë të tilla interesi partiak duhet lënë anash.
Për ish-kreun e Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, nuk janë vetëm ligjvënësit që ia shohin sherrin këtij veprimi.
Anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, iu skadoi mandati në shkurt të këtij viti e nga ajo kohë 2.5 miliardë euro nga pensionet e kosovarëve janë pa menaxhim.