“Kriza e Putinit”/ Avokati shqiptar parashikon ‘fundin’ e Rusisë – thotë se do fillojë një etapë e re për shqiptarët

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me luftën në Ukrainë, derisa ka folur për strategjinë dhe pozicionin e Rusisë.

Ngjela paralajmëroi shpërbërje të shtetit rus, kjo pasi sipas tij ushtria e Rusisë ka pësuar një shkatërrim financiar në luftën me Ukrainën.

Krahas kësaj, avokati shqiptar paralajmëroi se me rastin e shëprbërjes së Rusisë do të fillonte një etapë e re në botë.

“Perëndimi po pret, sepse kuptohet që nuk është i gjithë kundër Rusisë. Por politika amerikane është në aktivitet të plotë anti-Putin. Bota ka hyrë në një politikë të madhe. Shkatërrimi financiar i Rusisë në një luftë shumë të kushtueshme materialisht për të, ka tepër mundësi të sjellë shpërbërjen e saj si federatë. Shpërbërja e Federatës Ruse, nese ndodh, do të krijonte një etapë ta re për demokracinë në rrafsh botëror. Por edhe një etapë të re, për përshpejtimin e bashkimit kombëtar, të etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria etnike është një domosdoshmëri historike që nuk mund të ndalohet më”, shkroi Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postmi i plotë

A do të sjellë lufta me Ukrainën një shpërbërje të Rusisë?

Amerika po e vijon impenjimin ushtarak kundër Rusisë me një intensitet të madh.

Ukrainasit kanë hyrë në një fenomen popullor që tenton nga heroizmi.

Kur një popull kalon në psikologjinë heroike të mbrojtjes së atdheut, ai nuk mposhtet.

Perëndimi po pret, sepse kuptohet që nuk është i gjithë kundër Rusisë. Por politika amerikane është në aktivitet të plotë anti-Putin.

Bota ka hyrë në një politikë të madhe.

Shkatërrimi financiar i Rusisë në një luftë shumë të kushtueshme materialisht për të, ka tepër mundësi të sjellë shpërbërjen e saj si federatë.

Shpërbërja e Federatës Ruse, nese ndodh, do të krijonte një etapë ta re për demokracinë në rrafsh botëror.

Por edhe një etapë të re, për përshpejtimin e bashkimit kombëtar, të etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria etnike është një domosdoshmëri historike që nuk mund të ndalohet më.

l.

Historikisht Rusia ka qenë një forcë antiperëndimore sepse, monarkët e saj si carë, sekretarët e parë të komunizmit, peshkopët ortodokse dhe presidentët e viteve të paskomuniznit, nuk e kanë pranuar demokracinë, e kanë urryer atë, njëlloj si edhe Putini sot.

Pikërisht për këtë shkak, elitat politike ruse kanë qenë gjithmonë autokrate dhe antiperëndimore.

Që nga Pjetri i Madh e deri në ditët e sotme, Rusia ka qenë udhëhequr nga një psikologji me tendencë politike antidemokratike, ndonëse që nga viti 1790 ka filluar një reformë oksidentale.

Por ishte Pjetri i Madh (1682 -1725) i pari që iu tha rusëve: “do t’ua marrim evropianëve të Perëndimit të gjitha, do ndërtojmë edhe qytetet tani me stilin dhe me jetën e tyre, dhe do t’u kthejmë shpinën”.

Dhe dihet që, ai car, e bëri reformën evropianiste në Rusi, dhe veproi më pas ashtu siç kishte thënë.

Dhe kjo ka mbetur filozofia e tyre.

Është karakteri autokratiko-tiranik i liderëve ai i cili ka shekuj që ua ka bllokuar rusëve zhvillimin demokratik.

Në Rusi, kjo ka qenë lufta e brendshme politike: aziatikët kundër Evropës Perëndimore – dhe, kjo luftë, ka ndërtuar brenda tyre aziatizmin politik.

Simboli i ri i antioksidentalizmit rus është presidenti Vladimir Putin.

A do të sjellë lufta me Ukrainën një shpërbërje të Rusisë?

ll.

Perandoritë shtypëse dhe autokrate befas hyjnë në një tendencë historike e cila lind fillimin e degradimit të perandorisë, duke e futur atë drejt shpërbërjes së saj.

Kjo po ndodh sot edhe me Rusinë. Si një rregull historik i ndodhive të tilla, historia na ka treguar se ky fenomen shpërbërjeje i perandorive moderne ka ardhur gjithmonë nga kriza psikike e tiranit autokrat që i drejton.

Kriza e tiranit vjen nga konfliktet e tij të brendshme në lidhje me pushtetin. Si rregull, këta tiranë janë delirantë, dhe deliri i tyre, kur përplaset me frikën e humbjes së pushtetit, të gjithë këta i ka çuar në një degradim psikik. Kurse, pikërisht ky degradim psikik i tiranit, ka sjellë pastaj shpërbërjen e perandorisë.

Pikërisht ky është edhe rasti i tiranit autokrat aktual të Rusisë, Vladimir Putin.

Dhe është e njëjta histori: mllef patologjik antiperëndimor në funksion të demokracisë, dhe degradim psikik i tiranit Putin përpara humbjes së pushtetit.

Si rregull këta Tiranë nuk dorëheqjen dhe prandaj e çojnë gjendjen deri në shpërbërjen e perandorisë.

Si pasojë e këtij rregulli, edhe kriza nervore Putin, do të çojë deri në shpërbërjen e Rusinë, nëse ai nuk jep dorëheqjen, ose nuk e rrëzojnë.