Manchester United ka pësuar disfatën e dytë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë edicion në po aq ndeshje.
Djajtë e Kuq u mposhtën nga Galatasaray me rezultat 3-2 në Old Traford dhe tani i janë vështirësuar shumë punët për kalimin e Grupit.
Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen ka folur pas ndeshjes duke treguar dëshpërimin që kanë.
Eriksen ka thënë se në dhomat e zhveshjes te Djajtë e Kuq po mbizotëron një qetësi shumë e madhe.
“Është një zhgënjim i madh. Është vërtet qetësi në dhomën e zhveshjes. E hodhëm, edhe në disa ndeshje të tjera këtë sezon”, deklaroi mesfushori danez.




