Kristi i pakënaqur me shumën që morën finalistët: 10 mijë euro i harxhoj për një orë në klub striptizmi

Krist Dragotaj, doli i dyti në “Big Brother VIP Albania”.

Ani pse ai nuk e fitoi, bashkë me finalistët e tjerë morën nga 10 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai ishte i ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në këtë format.

Lidhur me paratë që ai ka fituar u shpreh se nuk ishin shumë.

Për sakrificën që sipas tij ai e ka bërë, janë pak.

Madje me të qeshura ai tha se ato para i hargjon për një orë në strip club.