Krista Shveng: RMV-ja duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Në samitin BE – Ballkani Perëndimor në Slloveni, gjatë javës së ardhshme, do të arrijë letër me 37 pika – rekomandime për integrim më të shpejtë të Ballkanit në BE, por edhe për transformim të gjashtë vendeve që presin anëtarësim në vend prosperues për të rinjtë. Këto janë përfundimet nga Forumi që këtyre ditëve u organizua në Shkup në mes përfaqësuesve të Komitetit për çështje ekonomike-sociale dhe sektorit joqeveritar nga rajoni, ndërsa mesazhin kryesor e përcolli kryetarja Krista Shveng.

KRISTA SHVENG, KRYETARE E KOMITETIT EVROPIAN EKONOMIK-SOCIAL

“Komiteti ynë është mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së me ato vende që do t’i plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme. Jam e bindur se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret, dhe se pa anulim të mëtejshëm do të organizohet konferenca ndërqeveritare me kapitujt e parë.”

Në bisedë për Tv Klan, Shveng shton se sapo të fillojnë negociatat, menjëherë do të vendoset dialog i rregullt me sektorin qytetar nga rajoni, që e konsideron faktor të të rëndësishëm në proces.

KRISTA SHVENG, KRYETARE E KOMITETIT EVROPIAN EKONOMIK-SOCIAL

“Mund të flas nga përvoja e Austrisë. Unë jam përfaqësuese e organizatave të punëtorëve dhe për ne ka qenë i rëndësisë vitale fakti që sindikatat dhe organizatat e punëtorëve kanë qenë pozitive në procesin e anëtarësimit. Kjo krijon klimë pozitive dhe u ndihmon politikanëve që negociojnë, të dinë ku saktësisht ka pika të ndjeshme. Për këtë arsye është i rëndësishëm.”

Në cilin drejtim duhet të zhvillohen organizatat joqeveritare, që të jenë më të fuqishme dhe më të përgatitura për dialogun me BE-në?

KRISTA SHVENG, KRYETARE E KOMITETIT EVROPIAN EKONOMIK-SOCIAL

“Në qoftë se ata arrijnë të bisedojnë në mes vete, të debatojnë, të gjejnë zgjidhje konktrete, që unë vazhdimisht e dëgjoj për partnerët tanë social , organizatat e punëtorëve, sindikatat, atëherë është më e sigurtë edhe për Qeverinë të përshpejtohet në raport me ato përvoja, në raport me përfundimet e tilla, sepse e dinë se pas tyre qëndron shumicë e madhe e obliguesve tatimorë.”

Në përfundimet që Forumi në Shkup ua dërgoi liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në samitin në Bërdo, disa pika kanë të bëjnë me transformimin ekologjik të Ballkanit, sepse theksohet se rajoni është shumë i ndjeshëm në pasojat nga ndryshimet klimatike që rezultojnë me dëm në shëndetin e qytetarëve dhe në ekonomi./KlanMacedonia/