Krisma armësh afër Shkupit, ja kush është gjuajtur!

Të hënën, më datë 16.03.2020 në ora во 20 e 30 minuta, 21 vjeçari me iniciale A.E. nga Shkupi, derisa është vozitur me veturën e tij “Audi” bashkë me dy persona tjerë, është gjuajtur me armë nga person i panjohur prej një tjetër veture “Audi 8” me targa të Shkupit.
Pak më vonë, në bulevardin “Nikolla Karev” një veturë “Mercedes” e ka goditur veturën e 21 vjeçarit duke dashur ta ndalojë me dhunë. Ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe rastin e ka paraqitur në polici në ora 20 e 42 minuta. Bashkë me të në veturë kanë qenë edhe 23 vjeçari me iniciale A.Ç. dhe 21 vjeçari me iniciale H.A.