Krisen raportet miqësore mes Yll Limanit dhe Noizyt?

Reperi i njohur shqiptar, Noizy së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 37-të.

Në këtë ditë të veçantë për reperin nuk munguan edhe urimet e shumta nga familjarë, kolegë dhe miq të ngushtë të reperit.

E ajo çka i ra në sy fansave ishte mungesa e urimit të mikut të tij Yll Llimanit në rrjetet sociale.

Dyshja të cilët janë parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke shkaktuar të qeshura dhe shumë batuta po thuhet se mund të kenë prishur raportet mes tyre.

Këto zëra vijnë, pasi të dy artistët janë goxha aktivë në rrjetet e tyre sociale ku shpesh herë publikonin momente ‘funny’.

Kujtojmë se dy artistët krijuan një miqësi të ngushtë pas bashkëpunimit të tyre të parë muzikor “Alkool” i cili u kthye menjëherë në hit.