Krimineli serb i luftës vdiq nga Koronavirusi

Momçillo Krajishnik, ish politikan serb në Bosnje i dënuar për krime lufte, ka ndërruar jetë në spitalin e Banja Llukës nga Koronavirusi. Ai në spital ka qenë i pranuar më 30 gusht, kurse ka ndërruar jetë nga ndezja në mushkëri. Krajishnik ka qenë një nga bashkëpunëtorët me të afert të kriminelit Radovan Karaxhiq. Ai u dënua me 20 vite arrest, kurse edhe pas lirimit nuk hoqi dorë nga politikat për të cilat u dënua, transmeton Gazeta Lajm.
Në fillim të karrierës ai ka qenë edhe kryetar i Paramentit boshnjak.