Krimi politik nga politikanët në demokracinë e Kosovës

Shkruan: Ali Hertica

Ajo që është e habitshme është se tema e krimit dhe sigurisë nuk duket se zë një vend të spikatur në planet në tërësi e bile në  Kosovë asesi – kjo nuk duket të jetë në plan të parë si një problem shoqëror që meriton vëmendjen e shoqërisë  tonë si prioritare. Kjo vjen pas zbritjes në shkallën e problemeve të mëdha sociale, siç perceptohen nga popullsia. Krimi dhe siguria renditen jashtë 5 vendeve të para, me vetëm 47 përqind të qytetarëve që e shohin këtë si problemin kryesor. ‘Normat dhe vlerat’, imigracioni dhe integrimi, ekonomia, mjedisi dhe kujdesi shëndetësor shënojnë rezultate më të larta, sipas Anketës së vazhdueshme të perspektivave të qytetarëve nga zyra e Planifikimit Social dhe Kulturor.